KONSULTIME MATURE në LETËRSI
Projekti më i ri i webfaqes Klasa Letërsi është kjo seri konsultimesh për provimin e Maturës Shtetërore Letërsi në formatin e episodeve (orëve) të transmetuara live stream në kanalin e faqes në YouTube, një herë në javë, nga muaji mars deri në muajin maj, që është edhe muaji i fundit para nisjes të sezonit të provimeve.
ORA E PARË – ELEMENTE TË TEKSTIT LETRAR dhe FIGURAT STILISTIKE
Konsultimi i orës së parë
Rikujtim i elementeve kryesore të një teksti letrar dhe figurat më të zakonshme që bien në tezat e maturës letërsi. Pyetje sipas modeleve të tezave ndër vite në formën e një quiz-i.
ORA E DYTË – ILIADA
Konsultimi i orës së dytë
Rikujtim i çështjeve kryesore në lidhje me veprën, tonin epik dhe heronjtë Homerit. Koment i dy tezave të MSh (2016, 2023). Pyetje sipas modeleve të tezave ndër vite në formën e një quiz-i.
ORA E TRETË – PROMETEU I MBËRTHYER
Konsultimi i orës së tretë
Rikujtim i çështjeve kryesore në lidhje me veprën, heronjtë dhe stilin e Eskilit. Koment i tezës të MSh 2013 (fragment nga tragjedia). Pyetje sipas modeleve të tezave ndër vite në formën e një quiz-i.
ORA E KATËRT – KOMEDIA HYJNORE
Konsultimi i orës së katërt
Çështjet kryesore dhe të nevojshme për provimin e letërsisë nga poema alegorike e Dante Aligerit, “Ferri” (Komedia hyjnore) dhe pyetje sipas modeleve të tezave në vite.
ORA E PESTË – HAMLETI
Konsultimi i orës së pestë
Çështjet më të rëndësishme dhe që do të nevojiten në provimin e maturës nëse teza përmban një fragment nga tragjedia e Shekspirit “Hamleti”. Pyetje në formatin e pyetjeve të maturës shtetërore letërsi dhe shtjellimi i tezës së Maturës 2024.
ORA E GJASHTË – FAUSTI
Konsultimi i orës së gjashtë
Çështjet më të rëndësishme dhe më të nevojshme në provimin e maturës, nëse teza përmban një fragment nga “Fausti” i Gëtes. Pyetje në formatin e pyetjeve të maturës shtetërore, me alternativa dhe me shtjellim.
ORA E SHATË – KATEDRALJA e PARISIT
Konsultimi i orës së shtatë
Koment i çështjeve më të nevojshme në provimin e maturës, nëse teza përmban një fragment nga romani i Hygoit “Katedralja e Parisit”. Pyetje në formatin e pyetjeve të maturës shtetërore dhe koment i tezave të MSh ndër vite.
ORA E TETË – KËNGËT e MILOSAOS
Konsultimi i orës së tetë
Koment i çështjeve më të nevojshme në provimin e maturës, nëse teza përmban një fragment nga poema romantike e De Radës “Këngët e Milosaos”. Pyetje në formatin e pyetjeve të maturës shtetërore dhe koment i tezave të MSh ndër vite.








