POPULLI “Cikli i kreshnikëve”

TË SHTJELLUARA

Rapsoditë e “Ciklit të kreshnikëve” që janë shoqëruar me informacion shtesë, pyetje me alternativa (quiz), me shtjellim dhe diskutim.

MBI CIKLIN E KRESHNIKËVE

Folklor shqiptar

“Këngët e epikës legjendare shqiptare” (Eposi shqiptar) në pjesën dërmuese të tyre përbëhen nga një qerthull këngësh të njohura si “Këngët e kreshnikëve” ose “Cikli i kreshnikëve”. Ky cikël ka në qendër bëmat e dy vëllezërve, Mujit dhe Halilit dhe të çetës së tridhjet agallarëve të Jutbinës (vendi ku ata kanë banesën).

RAPSODITË MË TË NJOHURA

  • Omeri i ri
  • Zuku Bajraktar
  • Deka e Omerit
  • Ajkuna kjan Omerin
  • Muji pas deket
  • Arnaut Osmani

SHTOJCË

Disa nga këngët e epikës legjendare lexuar nga Gentjana Daka. Burimi: Volumi Audio Libra shqip

Mitrush Kuteli “Tregime të moçme shqiptare” (SHKARKO)

(variant i përmbledhur i botimit origjinal)
Në këtë libër Kuteli ka përshtatur në prozë, në një gjuhë letrare dhe të kuptueshme për të gjithë, rapsoditë kryesore të Ciklit të kreshnikëve, baladat më të njohura shqiptare, legjendat, këngët popullore arbëreshe etj. Është pikërisht ky libër që e ka bërë të njohur Ciklin e kreshnikëve në një masë të gjerë lexuesish të cilët, në të kundërt, nuk do të mund ta shijonin atë në origjinal.