Ismail Kadare – poezia “Kristal”


KTHEHU

Quiz

Shih pyetjet
Pyetje me alternativa për poezinë “Kristal”. Pyetjet janë tipike për teza mature, sepse janë shkëputur prej tyre ose janë formuluar në atë stil. Lirika intime e Kadaresë, tiparet e saj. Përjetimi i veçantë i ndjenjës së dashurisë në poezinë e Kadaresë. Momenti tipik që i bën poezitë e tij të veçanta dhe delikate.


Pyetje me shtjellim

Shih pyetjet / Shkarko në PDF
Metafora në titull; paralelizmi me dashurinë ose përjetimin e saj; tiparet e ndjenjës nga ky paralelizëm; tiparet e përgjithshme të poezisë intime të Kadaresë; loja me fjalët, me kuptimet dhe tingëllimin e tyre, efektet poetike që krijohen prej kësaj loje; harresa dhe kujtesa përkundrejt njëra-tjetrës; përjetësimi si rrjedhojë e kësaj dileme; fundi (vdekja) dhe përjetësia.


“Kristal” (teksti i poezisë)

Teksti i poezisë
Poezia “Kristal” është shkëputur nga përmbledhja e fundit poetike e Ismail Kadaresë “Ca pika shiu ranë mbi qelq” (dyzet poezi të zgjedhura). Si në shumë poezi intime të Kadaresë, edhe këtu ndjenja delikate e dashurisë shfaqet në momente ndarjeje. Ky fakt e bën përjetimin poetik të kësaj ndjenje jo vetëm më të brishtë e më të butë, por shton edhe dozat e dhimbjes njerëzore filtruar në nostalgjinë poetike. Për shkak të këtyre cilësive, “Kristal” dhe “Mall” janë ndoshta poezitë intime më popullore të autorit.


“Kristal” në tezat e Maturës Shtetërore