Migjeni – poezia “Recital’ i malsorit”


KTHEHU

Pyetje me shtjellim

Shih pyetjet / Shkarko në PDF
Rrëzimi i idhujve; përmbysja e simboleve. Individi dhe shoqëria, raportet e sëmura mes tyre. Heshtja në njërën anë dhe dhimbja në anën tjetër. Përjetësimi i gjendjes, rebelimi dhe ngritja e grushtit. Paligjshmëria e rebelimit dhe drejtësia që ai do të sjellë. Ndërrimi i roleve (?).


“Recital’ i malsorit” (teksti i poezisë)

Teksti i poezisë
Vëllimi i vetëm poetik i Migjenit “Vargjet e lira” u bë gati për shtyp më 1936, por u ndalua nga censura e kohës dhe nuk u botua. Vëllimi ishte konceptuar prej autorin i ndarë në disa cikle. Poezia “Recital’ i malsorit” është pjesë e ciklit Kangët e mjerimit, ndoshta cikli me poezitë më të arrira të tij. Në këtë poezi ç’mitizohet një nga idhujt e shqiptarëve, mali dhe trajtohet lidhja e sëmurë e malësorit me mjedisin e tij, malin.


“Recital’ i malsorit” në tezat e Maturës Shtetërore