KONSULTIME MATURE në LETËRSI
Projekti më i ri i webfaqes Klasa Letërsi është kjo seri konsultimesh për provimin e Maturës Shtetërore Letërsi në formatin e episodeve (orëve) të transmetuara live stream në kanalin e faqes në YouTube, një herë në javë, nga muaji mars deri në muajin maj, që është edhe muaji i fundit para nisjes të sezonit të provimeve.
ORA E PARË – ELEMENTE TË TEKSTIT LETRAR dhe FIGURAT STILISTIKE
Konsultimi i orës së parë
Rikujtim i elementeve kryesore të një teksti letrar dhe figurat më të zakonshme që bien në tezat e maturës letërsi. Pyetje sipas modeleve të tezave ndër vite në formën e një quiz-i.
ORA E DYTË – ILIADA
Konsultimi i orës së dytë
Rikujtim i çështjeve kryesore në lidhje me veprën, tonin epik dhe heronjtë Homerit. Koment i dy tezave të MSh (2016, 2023). Pyetje sipas modeleve të tezave ndër vite në formën e një quiz-i.
ORA E TRETË – PROMETEU I MBËRTHYER
Konsultimi i orës së tretë
Rikujtim i çështjeve kryesore në lidhje me veprën, heronjtë dhe stilin e Eskilit. Koment i tezës të MSh 2013 (fragment nga tragjedia). Pyetje sipas modeleve të tezave ndër vite në formën e një quiz-i.
ORA E KATËRT – KOMEDIA HYJNORE

Konsultimi i orës së katërt
Çështjet kryesore dhe të nevojshme për provimin e letërsisë nga poema alegorike e Dante Aligerit, “Ferri” (Komedia hyjnore) dhe pyetje sipas modeleve të tezave në vite.
ORA E PESTË – HAMLETI

Konsultimi i orës së pestë
Çështjet më të rëndësishme dhe që do të nevojiten në provimin e maturës nëse teza përmban një fragment nga tragjedia e Shekspirit “Hamleti”. Pyetje në formatin e pyetjeve të maturës shtetërore letërsi.



