Shih pyetjet / Shkarko në PDF
Tipare të përgjithshme të epikës; fillesat mitologjike të Iliadës; koha dhe hapësira e rrëfimit; konflikti, natyra e tij; rrëfimi, përshkrimi dhe dialogu, roli i tyre; marrëdhëniet me perënditë, natyra e heronjve të Iliadës; personazhet në çift, tiparet e tyre përgjithësuese; tragjizmi heroik; analizë e vargjeve të para; Akili, Agamemnoni, përçarja në kampin grek.
Iliada (fragmente)
Iliada – Kënga I (fragment)
Fragmenti përmban vargjet hyrëse të “Iliadës”, që në fakt janë vargjet më të famshme dhe më të njohura të krejt eposit homerik. Shkëputur nga botimi: Homeri – Iliada, përkthyer nga Gjon Shllaku, botimi i dytë i ripunuar, Tiranë 1979.
Iliada – Kënga I (ritregim i lirë në prozë) / – burimi: MNRV
Ritregim i lirë në prozë i Këngës I të Iliadës nga Alessandro Baricco. Qëllimi është që eposi i lashtë grek të bëhet lehtësisht i lexueshëm dhe i pëlqyer nga publiku i gjerë. Ky qëllim ka përcaktuar edhe mënyrën interesante të rrëfimit: rrëfimi bëhet në vetën e parë nga njëri prej personazheve (Krizejda) duke e anashkaluar rrëfimtarin e jashtëm homerik. Kjo i jep ngjyrë dhe e personalizon rrëfimin. Për më tepër shih sqarimin e autorit (Alessandro Baricco, Korrik 2004).