Shih pyetjet / Shkarko në PDF
Periudha historiko-letrare, gjuha, struktura dhe lloji i poemës. Motivet, idetë, mesazhi, zgjidhjet dhe truket e De Radës. Personazhet dhe tiparet e tyre. Poeti dhe personazhi (lidhja mes tyre). Natyra, atdheu dhe roli i tyre në poezinë romantike. Deti dhe lidhja e arbëreshit me detin. Ndërthurja mes motiveve etj.
Quiz
Shih pyetjet

DE RADA “KËNGËT E MILOSAOS” (TEKSTI I POEMËS)
Teksti i poemës
“Këngët e Milosaos” hapi një rrugë të re në letërsinë shqiptare, sepse me këtë roman në vargje, u kalua nga një letërsi me përmbajtje fetare, në një letërsi me vlera të mirëfillta artistike. De Rada e botoi poemën tri herë (1836, 1847, 1873) duke e plotësuar dhe ripunuar. Kjo poemë u bën jehonë betejave që zhvilloheshin në Shkodër e në rrethe të tjera kundër hordhive osmane në vitet 1833-1835. Ngjarjet janë vendosur në sfondin e shek. XV, në epokën e ndritur të Motit të madh (të Skënderbeut). Veprimi tregimtar i poemës zhvillohet brenda një periudhe prej nëntëmbëdhjetë vjetësh. Ngjarjet fillojnë më 7 qershor 1405 dhe mbarojnë më 7 maj 1423 në Shkodër. Poema është përshtatur në gjuhën letrare nga Prof. Dhimitër Shuteriqi. Botimi: Jeronim de Rada – Vepra letrare 1, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1987.