DANTE “KOMEDIA HYJNORE”
Kënga III – Portat e Ferrit
Pyetje me shtjellim për fragmentin “Portat e Ferrit” nga kënga e tretë e kantikës “Ferri” të “Komedisë hyjnore”.
Lexoni fragmentin para se të shihni pyetjet.
Pyetje me alternativa për fragmentin “Portat e Ferrit” nga kënga e tretë e kantikës “Ferri” të “Komedisë hyjnore”.
Lexoni fragmentin para se të hapni quiz-in.
Kënga V – Paolo dhe Françeska
Pyetje me shtjellim për fragmentin “Paolo dhe Françeska” nga kënga e pestë e kantikës “Ferri” të “Komedisë hyjnore”.
Lexoni fragmentin para se të shihni pyetjet.
eBOOK
“Portat e Ferrit”, kënga III, Ferri (fragment)
Kënga e tretë nis pikërisht me vargjet e famshme të shkruara mbi portën e Ferrit. Një këngë më parë Dantja i ka shfaqur Virgjilit frikën e tij për rrugën që po ndërmarrin dhe Virgjili e ka qetësuar duke i treguar për planin e përgatitur nga Beatriçja për shpëtimin e tij. Dantja merr zemër dhe vendos që ta kryejë atë udhëtim të frikshëm në përtejbotë. Dhe ja ku gjenden para portave të Ferrit të gatshëm për të hyrë brenda.
“Paolo dhe Françeska”, kënga V, Ferri (fragment)
Në këtë këngë Dantja dhe Virgjili hyjnë në rrethin e dytë të Ferrit në të cilin vuajnë mëkatarët e epshit, ata që në jetë ishin bërë pre e dëshirave të trupit. Këtu qëndron edhe mbreti legjendar i Kretës, Minosi, i shquar sa ish gjallë për drejtësinë e tij dhe vendos se në cilin rreth do të shkojnë shpirtrat, në bazë të mëkateve të tyre. Fillimisht ai i hakërrehet Dantes, si i vetmi i gjallë mes të vdekurve, por hesht kur Virgjili i thotë se është marrë leja nga më lart. Në këtë rreth një furtunë e pakontrolluar i vërtit shpirtrat në erë, siç i kishte vërtitur edhe epshi sa ishin gjallë. Virgjili i tregon me radhë mëkatarët e mëdhenj të epshit, Semiramisin, Kleopatrën, Helenën, Paridin etj. dhe Dantja, pasi i sheh, kërkon të flasë me dy nga shpirtrat, me Paolo Malatestën dhe Françeskën e Riminit për të marrë vesh historinë e tyre të dhimbshme.
Shkëputur nga botimi: Dante Aligieri “Komedia hyjnore”, Shtëpia botuese “Argeta LMG”, Tiranë 2006.