LIDHJE të rekomanduara
Lidhje me materiale ndihmëse për shtjellimin e programit shkollor, shtesa për zgjerimin e kulturës dhe njohurive, blogs, faqe zyrtare ose individuale etj.
FAQE TË NGJASHME
Faqe në ndihmë të nxënësve për matematikën dhe fizikën
E konceptuar si ndihmesë për nxënësit e shkollës, kjo faqe dhe materiali që do të gjeni në të nuk synojnë në asnjë moment të zëvendësojnë mësuesin në klasë apo orën e mësimit. Por përmes dixhitalizimit dhe animimit të materialit mësimor, videove shpjeguese, ushtrimeve quiz-eve interaktive etj. të shërbejë si ndihmesë ndërthurur me mësimin në klasë.
Portal me mësime të matematikës dhe fizikës për gjimnazistët
Projekti “Gjimnazistet.al” përmban video-regjistrime të të gjitha mësimeve dhe ushtrimeve të lëndës “Matematikë Bazë”. Kapitujt, mësimet dhe ushtrimet janë të renditura dhe të strukturuara, në të njëjtën mënyrë si dhe në tekstet mësimore që zhvillohen në shkollë, në mënyrë që çdo gjimnazist të mund të orientohet fare lehtë në programet tona online.
MATERIALE NDIHMËSE
Foljet shqipe
Zgjedhimi i të gjitha foljeve të shqipes në të gjitha mënyrat, format e pashtjelluara, kuptimi etj.
Urgjenca gjuhësore
"Urgjenca Gjuhësore": ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin në mesin e shqiptarëve, kudo që janë në botë, në mënyrë që ata të ruajnë dhe të mbrojnë gjuhën shqipe. Ne kemi një gjuhë të bukur që meriton të flitet drejt nga të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë. Për sa kohë do të jetojë gjuha shqipe - do të jetojë edhe kombi shqiptar dhe populli i saj.