Henrik Ibsen "Shtëpi kukulle"
Subjekti i dramës “Shtëpi kukulle” është i mbështetur në jetën bashkëshortore të Norës dhe Helmerit e cila bazohet në falsitet. Dramat në familje shkaktohen si mungesë e komunikimit dhe e sinqeritetit bashkëshortor. Për pasojë ato zgjidhen nëpërmjet personazheve dytësorë si për shembull Krogstadi, fajdexhiu të cilit Nora i detyrohej një shumë parash. Ai vë ne dijeni Helmerin për këtë krim. Tregimi i këtij fakti vjen bashkë me një kërcënim për demaskimin e Norës përballë opinionit publik. Helmeri tregohet mospërfillës dhe egoist ndaj Norës duke mos e lejuar të qëndrojë afër fëmijëve të saj. Zgjidhja vjen nga një shoqe e vjetër e Norës znj.Linde e cila e bind Krogstadinin të heq dorë nga shantazhi i tij.
Shkëputur nga botimi: H. Ibsen – Shtëpi kukulle, përkthyer nga Gjergj Zheji, Shtëpia botuese “Argeta LMG”, Tiranë 2006.
*Për ta lexuar të plotë dramën kërkohet anëtarësim.