Eskili “Prometeu i mbërthyer” (fragmente)



“Prometeu i mbërthyer” fillon me mbërthimin e heroit prej Hefestit, shoqëruar nga Pushteti dhe Dhuna në një shkëmb të Skithisë. Prometeu mbërthehet si dënim për veprimin e tij, vjedhjen e zjarrit perëndive dhe dhënien e tij tek njerëzit. Gjatë tragjedisë Prometeu shpjegon se në Olimp, me ardhjen e perëndive të reja (klanit të Zeusit), ishte bërë një diskutim për të ndryshuar racën njerëzore “që si hije shkonin nga lindja në vdekje, pa lënë asnjë gjurmë pas”. I vetmi që u doli në mbrojtje atyre ishte Prometeu, që u dha zjarrin për të zbutur natyrën dhe u mësoi shkencat (përpunimin e metalit, diturinë e motit e stinëve, diturinë e numrave etj.) dhe kështu i ktheu ata nga kafshë në qenie humane, siç i njohim ne sot. Kjo është arsyeja e dënimit të tij, njeridashja, siç shprehet ai. Por meqë Prometeu kishte dhuntinë e parashikimit, ai di një sekret që Zeusi do të dojë ta mësojë: martesën që do të sillte përmbysjen e Zeusit dhe klanit të tij. Atë mund t’ia thotë Zeusit vetëm në shkëmbim të lirimit dhe rehabilitimit të tij. Zeusi dërgon Hermesin, lajmëtarin e perëndive për të nxjerrë sekretin dhe ai përdor të gjitha mënyrat, nga këshillimi te kërcënimi, por Prometeu nuk i thotë gjë. Kështu, i verbuar nga zemërimi, në fund të tragjedisë Zeusi e qëllon Prometeun me rrufetë e tij dhe e rropos nën shkëmbinjtë ku e ka lidhur. Shkëputur nga botimi: Eskili – Tragjeditë, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1986.                                                                                                                                                              


*Për ta lexuar të plotë fragmentin e tragjedisë kërkohet anëtarësim.