E. KOLIQI “E gjeti mbas shimshirit”

TREGIMI NË AUDIO DHE PDF

Lexuar nga Edison Hallaçi

SHKARKO TREGIMIN NË FORMATIN PDF
“E gjeti mbas shimshirit” është një romancë idilike shkodrane. Shfaqja e dashurisë idilike mes dy të rinjve nuk e kapërcen pragun e zakoneve tradicionale, por vetëm sa e përforcon forcën e traditës. Një prekje duarsh tregon një emocion të përftuar nga gjendja e veçantë e kujtimeve fëminore, përforcuar nga një kujtim mortor i motrës së Vikut, gjë që i jep një shtysë mistike për ta realizuar raportin e fejesës me Gjenarinën. Lidhja mes konaqeve bazohet te përtëritja e martesave, ndonëse të parat kanë përfunduar fatalisht. Ky tregim i Koliqit u hedh një petk modern zakoneve të konsoliduara shqiptare dhe bëhet interpret besnik i tyre, si rrallë herë në tregimet e tjera. Ndoshta pasi Viku nuk është “student” i ndonjë shkolle perëndimore, ai është thjesht tipizimi i shkodranit tradicional.

ANALIZA DHE KOMENTI I TREGIMIT

E gjeti mbas shimshirit thumbnail 1

PJESA E PARË
Paraqitja paraprake e çështjeve që do të trajtohen; prezantimi i karakterit të personazhit kryesor, mentaliteti; hyrje në dukurinë e epifanisë.

E gjeti mbas shimshirit thumbnail 2

PJESA E DYTË
Tradita e vjetër e lidhjeve mes konakëve; prezantimi i personazhit të dytë të tregimit dhe marrëdhëniet midis personazheve; elementë të mjedisi tipik qytetar shkodran; skema tipike e Koliqit në tregime të këtij lloji.

E gjeti mbas shimshirit thumbnail 3

PJESA E TRETË
Marrëdhënia shoqërore midis personazheve dhe lidhja e tyre nga fëmijëria, elementët që tregojnë këtë lidhje; simpatia e ndërsjelltë mes tyre; dy oborret parë në dy rrafshe kuptimore; shimshirët dhe kuptimi i tyre simbolik.

E gjeti mbas shimshirit thumbnail 4

PJESA E KATËRT
Kujtimet e fëmijërisë, fjalët që bëhen shkak për rikujtimin e fëmijërisë; loja kukafshehti, rëndësia, simbolika e saj dhe shndërrimi në lojë dashurie; tërheqja dhe simpatia e pafajshme fëminore dhe shndërrimi në të tjera ndjenja; dukuria e epifanisë dhe ndarja e tregimit në dy pjesë.

E gjeti mbas shimshirit thumbnail 5

PJESA E PESTË
Rezultati i epifanisë në disa aspekte dhe ndryshimi i sjelljes; situata e re dhe ndryshimi i përdorimit të emrit nga Nake në Gjenarinë; kuptimi i ri i lojës së fëmijërisë; ndarja e tregimit në dy pjesë dhe ridimensionimi i elementëve të pjesës së parë pas epifanizimit në pjesën e dytë; ndryshimet e dy pjesëve në disa aspekte.

E gjeti mbas shimshirit thumbnail 6

PJESA E GJASHTË
Personazhi tipik tradicional; tradita e lidhjeve mes konaqeve përmes ripërtëritjes së martesave; përcjellja e traditës përmes një fryme romantike dhe moderne; qëndrimi përballë traditës; simbolika e shimshirëve; simbolika e frazës përfundimtare; subjekti dhe rëndësia e tij për Koliqin.