G. FLOBER “Zonja Bovari”

FRAGMENTE TË KOMENTUARA

Fragmentet e komentuara nga romani i Floberit “Zonja Bovari”.

MBI VEPRËN

Kopertina e romanit "Zonja Bovari"

“Zonja Bovari” është një roman me karakter të thellë psikologjik. Në këtë roman nuk kanë aq rëndësi veprimet e personazheve, sesa gjendjet e tyre. Veprimi, ngjarja, subjekti zhvendoset brenda botës së personazhit. Vepra është natyraliste për nga stili. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk drejton dhe nuk gjykon veprimet e personazheve. Thelbi i heroinës kryesore, Ema Bovarisë është ëndërrimi i vazhdueshëm, jeta me iluzione dhe zhgënjimi prej tyre. Prej këtij personazhi ka marrë emrin dhe dukuria e ëndërrimit dhe zhgënjimit të vazhdueshëm në jetë: bovarizëm.