ESKILI “Prometeu i mbërthyer” (subjekti)
PJESA E PARË
Tragjedia hapet në një vend të shkretë malor në Skithi. Është fundi i botës së njohur për grekët e vjetër, vend i ashpër ku këmba e njeriut nuk ka shkelur kurrë. Një vend të tillë ka zgjedhur kryeperëndia, Zeusi për të dënuar titanin rebel, Prometeun, sepse ky ka vjedhur zjarrin, nuk i është bindur atij dhe ka dashur njeriun. Në prolog hyjnë në skenë Hefesi, zoti i zjarrit, shoqëruar nga Pushteti dhe Dhuna të cilët sjellin Prometeun në pranga.
DISKUTIM ME MËSUESIN
Simulim i një situate reale diskutimi me mësuesin në lidhje me subjektin e tragjedisë. Lloji i personazheve; vendi i zhvillit të ngjarjeve; kuadrimi në lidhje me trilogjinë; roli i personazheve; arsyeja e dënimit të Prometeut.
-Eksploroni çdo përgjigje që iu duket e logjikshme.
Simulim i një situate reale diskutimi me mësuesin në lidhje me subjektin e tragjedisë. Personazhi i heshtur; dhuntia parashikuese e Prometeut; kori i oqeanideve dhe roli i tyre; figura e Zeusit dhe tipret e tij; struktura e subjektit.
-Eksploroni çdo përgjigje që iu duket e logjikshme.
QUIZ
-Çdo herë përzgjidhen 7 (nga 24) pyetje në mënyrë të rastësishme.
Kori; personazhi kryesor, personazhet e tjera, lidhja midis tyre; mbërthimi dhe vendi i mbërthimit; arsyeja e dënimit të Prometeut; kronologjia e ngjarjeve, radha e trilogjisë.
SHTOJCË
eBook: Prometeu i mbërthyer (fragmente)
“Prometeu i mbërthyer” fillon me mbërthimin e heroit prej Hefestit, shoqëruar nga Pushteti dhe Dhuna në një shkëmb të Skithisë. Prometeu mbërthehet si dënim për veprimin e tij, vjedhjen e zjarrit perëndive dhe dhënien e tij tek njerëzit…
Shkëputur nga botimi: Eskili – Tragjeditë, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1986.
Struktura e subjektit
Struktura e përmbledhur e subjektit të tragjedisë “Prometeu i mbërthyer”.