HOMERI “Iliada”. Kënga I (hyrja)

KOMENTI I FRAGMENTIT

PJESA E PARË

Hyrja e poemës me rapsodin që kërkon leje nga muza poetike. Prezantimi i temës qendrore, mërisë të Akilit dhe rrëfimi i ngjarjeve që e sollën atë. Ardhja e Krizit, priftit të Apolonit në kampin e akejve dhe lutja e tij për lirimin e së bijës, të cilën e ka robinjë Agamemnoni. Arroganca e këtij të fundit që e dëbon duke e kërcënuar madje me jetë.

SHTOJCË

eBook: Iliada”, Kënga I (fragment)
Ky fragment i këngës së parë të “Iliadës” përmban hyrjen e famshme me thirrjen e muzës poetike, prezantimin e temës të krejt poemës, që është mëria e Akilit dhe rrëfimin e ngjarjeve që i paraprinë asaj. Krizi, prifti i Apolonit vjen të kërkojë lirimin e së bijës që e mban robinjë Agamemnoni, por ai e dëbon duke e kërcënuar. Prifti i tmerruar largohet dhe i lutet Apolonit të marrë hak për të. Apoloni e dëgjon dhe dërgon murtajën që bën kërdinë mbi kampin e akejve.