Rapsodia "Fuqia e Mujit"

KTHEHU

ANALIZË, KOMENT

Thumbnail Muji 1

PJESA E PARË
Kënga kyçe që u hap rrugën bëmave të Mujit; Muji dhe mjedisi ku jeton; pika e lidhjes; prehistoria dhe shndërrimi i Mujit nga bari në kreshnik; figurat letrare.

PJESA E DYTË
Kënga kyçe që u hap rrugën bëmave të Mujit; figurat letrare, përsëritja, rrëfimi dhe dialogu; “dremitja e Homerit”; qeniet mitologjike (zanat), natyra e tyre.

PJESA E TRETË
Mitemat, ofertat dhe përzgjedhja e Mujit (Akilit, Paridit); çfarë përfaqëson Muji, thelbi i kreshnikut, etimologjia e emrit; arsyeja dhe burimi i fuqisë; tambël – Amaltea; figurat, hiperbola.

PJESA E KATËRT
Mitemat, heronjtë e rritur nga qeniet mitike: Zeusi, Akili, Muji tek Zanat; lidhjet e heronjve me hyjnitë; vjetërsia e Ciklit, elementet pagane.

PJESA E PESTË
Vjetërsia e Ciklit, elementet pagane, matriarkati, konflikti dhe tematika; figurat, hiperbola, retrospektiva, pararendja; elementët organizues të tekstit poetik (ritmi).

USHTRONI NJOHURITË

Fuqia e Mujit Thumbnail

PYETJE ME ALTERNATIVA DHE SHTJELLIM
Tragjizmi, me çfarë elementësh përcillet ai; përmendorja e dashurisë reciproke; zakonet mortore: gjama, murana, varri i përbashkët, pema mbi varr; braktisja, shkretimi, dhimbja që përcaktojnë situatën e fundit të këngës; kritikë për braktisjen (bjerrjen) e idealit; modelet e humbura; balada si shtesë e mëvonshme, argumente për këtë tezë (fryma liriko-tragjike, fundi i aksionit - i këngës, mospërputhja e titullit).

SHTOJCË



 

Fuqia e Mujit (nga Volumi Audio Libra shqip)
Lexim i rapsodisë së njohur të Ciklit të Kreshnikëve nga Gentjana Daka.


Fuqia e Mujit (nga podcasti KRESHNIKËT) 
Leximi i rapsodisë së njohur të Epikës Legjendare nga Erjon Miruku.

Nëse ju pëlqeu interpretimi dhe doni të dëgjoni më shumë tregime nga epika legjendare shqiptare, ndiqni podcastin KRESHNIKËTYouTube dhe Spotify.


 

MUJI TEK ZANAT - fragment
Përmbajtja e fragmentit.

Muji takohet me Zanat pasi u ka vënë fëmijët në gjumë. Ato duan ta shpërblejnë për shërbimin dhe i paraqitin ofertat e tyre: dije, pasuri, forcë. Muji zgjedh forcën dhe Zanat i japin të pijë tambël (qumësht) gjiri që ta fitojë atë. Fragmenti përfundon me ngritjen e shkëmbit prej Mujit, që tregon se ai e ka fituar fuqinë e premtuar.

(rapsod: Prentash Nilaj)


Fuqia e Mujit - teksti i rapsodisë
Teksti i plotë i rapsodisë "Fuqia e Mujit" nga Cikli i Kreshnikëve, pajisur me një fjalor për ta bërë më të lehtë leximin dhe kuptimin.


 

Eposi Bardhezi (nga Ardian Vehbiu)
Shkrim mjaft interesant për praninë e ngjyrave në Eposin shqiptar. Për një lexues më kërkues.