Shih pyetjet / Shkarko në PDF
Ekzistencializmi dhe absurdi; revolta e individit, pse shërben ajo; dy pjesët e romanit “I huaji”; stili i Kamysë në roman; natyra e heroit kryesor; e keqja nga e cila vuan heroi dhe bota; rruga e shpëtimit prej saj; tragjeditë e heroit kryesor; liria absolute dhe dilema e Kamysë; thelbi humanist i romanit; kritika shoqërisë; mesazhi i romanit; shpjegimi i titullit të romanit; kuptimet e emrit të heroit kryesor; të qenët i huaj në të gjitha drejtimet.
I huaji (fragmente)
I huaji (fragmente)
Në romanin “I huaji”, shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje. Ky roman i shkurtër ndahet në tri vdekje. Fillon me vdekjen e nënës së personazhit në azilin e pleqve në Marengo, 40 kilometra larg Algjerit. Në mes të tekstit pason likuidimi i arabit dhe në fund vdekja e Mersoit. Në fjalinë e fundit para ekzekutimit Merso shpreh dëshirën që me rastin e ekzekutimit të tij të vijnë sa më shumë shikues dhe ta përcjellin këtë spektakël makabër me brohoritje urryese. Albert Kamy portretizon një njeri me pak kontakte sociale, që jeton larg njerëzve dhe që nuk i lejon njerëzit t’i afrohen. Ai mbetet i huaj ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Merso është një hero i absurdit. Ai nuk ndjehet i detyruar ndaj ndonjë fuqie metafizike apo Zoti. Ekzistenca njerëzore atij i duket e pakuptimtë. Strukturat, me të cilat njerëzit i japin kuptim jetës së tyre në përditshmëri, ai i konsideron konstruksione arbitrare njerëzore. Rrjedhimisht, para gjyqit ai mund të thotë se nuk e di ç’është mëkati; ai pranon krimin, por jo edhe fajin. Një roman mbi banalitetin e jetës së një Sizifi modern, i cili me gjithë pakuptimësinë e jetës, kurrë nuk ka menduar se një ditë do ta ekzekutojnë. Shkëputur nga botimi: A. Kamy – I huaji, përkthyer nga R. Vuçini, Shtëpia botuese “Fan Noli”, Tiranë 1991.