N. FRASHËRI “Bukurija”

KOMENT

PJESA E PARË
Komentimi i dy poezive të para të poemthit. Kontributi i Naim Frashërit në lirikën erotike; shpjegimi, analiza dhe komentimi i polimetrisë; struktura; tema e poemthin e deklaruar qysh në vargjet e para të poezisë së parë; bukuria dhe krijuesi i saj; bukuria dhe vajza; tiparet e perëndisë naimiane.

PJESA E DYTË
Komentimi i poezive 3, 4, 5, 6, 8, 9 10 të poemthit. Bukuria dhe përqasja, pastaj njëjtësimi i saj me figurën e femrës; fragmente të bukurisë në botë dhe plotëria e saj te fytyra e femrës; ku duken në poemth pikëpamjet panteiste të poetit; bukuria dhe dashuria; motivet e poezive të komentuara në këtë pjesë; dashuria platonike; vlera dhe bukuria e polimetrisë.

PJESA E TRETË
Komentimi i poezive 11, 12, 13, 14, 15 dhe 16 të poemthit. Dashuria pa përgjigje dhe arsyeja pse lind dashuria; lidhja shkak-pasojë e bukurisë me dashurinë; bukuria si cilësi e perëndisë dhe dashuria si përjetim i saj; cilësitë e vajzës dhe analiza e tyre; notat humoristike në poemth; paralelizmi me natyrën dhe ndjesia e trishtë në fund.

SHTOJCË

TEKSTI I POEMTHIT
Këto janë 16 poezi të mbledhura së bashku nën një titull, të cilat Naimi ia kushton së bukurës që i frymëzon dashuri. Se kush ishte kjo bukuroshe para së cilës atij nuk i hyn në sy asnjë bukuri tjetër, nuk dimë gjë. Jeta intime e poetit nuk njihet mirë. Te gjashtëmbëdhjetë pjesët e këtij poemthi nuk duken fort të lidhura midis syresh.
Shkëputur nga botimi: N. Frashëri – Vjersha lirike, nën redaktimin e L. Poradecit, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1950.