G. G. Markes “100 vjet vetmi”


KTHEHU

Njëqind vjet vetmi

Shih pyetjet / Shkarko në PDF
Faktorët që ndikuan në krijimtarinë e Markesit; kushtet historike të vendlindjes dhe pasqyrimi i tyre në veprën e tij; letërsia kombëtare dhe kontinentale e Amerikës Latine; realizmi magjik; historia e Makondos dhe simbolika e tij; tematika e romanit; tema e vetmisë dhe koncepti i kohës në roman.


Vetëvrasja e Pietro Krespit

Shih pyetjet / Shkarko në PDF
Imazhet dhe aromat; roli i tyre në fragment; epshi dhe dashuria në kundërvënie të njëra-tjetrës; pasojat e dashurisë dhe pasojat e mungesës së saj; elementet e së jashtëzakonshmes dhe kthesat e befasishme; qëllimet e Amarantës dhe veprimet e Krespit; fundi i paralajmëruar dhe i pashmangshëm; fati i paracaktuar i P. Krespit në Makondo.


Amaranta dhe vdekja

Shih pyetjet / Shkarko në PDF
Tipare të realizmit magjik te shfaqja e elementit të jashtëzakonshëm në fragment; vdekja dhe detaje të shfaqjes së saj; përgatitjet për vdekjen (përgatitjet shpirtërore dhe materiale); çiftet e nënkuptuara: vdekja – martesa, Amaranta – Penelopa; pendesa për jetën e shkuar dëm dhe shanset e hedhura poshtë (dashuria e Krespit); letrat për të vdekurit dhe supozime për arsyet e këtij veprimi të fundit; Ursula, lidhjet nënë – bijë dhe shpjegime për arsyet e sjelljes së saj; Amaranta, vetmia dhe vdekja.


Njëqind vjet vetmi (fragmente)

Vetëvrasja e Pietro Krespit (fragment)
Një nga momentet më prekëse të romanit që paraqet dashurinë e madhe dhe të parealizuar të Pietro Krespit. Nga ana tjetër tregohet mungesa e ndjeshmërisë dhe frika e Amarantës nga dashuria. Refuzimi i saj e çon P. Krespin drejt vetëvrasjes.

Amaranta dhe vdekja (fragment)
Përshkrimi i vdekjes së Amarantës, pas kuvendimit me vdekjen, e cila i thotë se do ta merrte pasi të qëndiste rrobat e të përgatiste arkivolin, është një nga skenat më mahnitëse të romanit, ku ndërthuret aq natyrshëm elementi fantastik me elementin real, si veçori e realizmit magjik.

Panairi i ciganëve (fragment)
Ciganët janë ata që sjellin ngjyra në jetën monotone të Makondos. Nëpërmjet tyre Makondoja mban lidhjet me pjesën tjetër të botës. Panairet e tyre janë mbresëlënëse. Në një nga këto panaire Hose Arkadioja përpiqet të gjejë mikun e vet cigan, Melhiadesin dhe mahnitet pas një cope akulli, të cilin me naivitet e quan “shpikja më e madhe e njerëzimit”.


“100 vjet vetmi” në tezat e Maturës Shtetërore