Balzak “Evgjeni Grande”


KTHEHU

Pyetje me shtjellim

Evgjeni GrandeShih pyetjet / Shkarko në PDF
“Komedia njerëzore” dhe struktura e saj; uniteti i korpusit; Balzaku realist; tipizimi dhe pasioni mbizotërues si teknika për krijimin e personazheve; shoqëria njerëzore dhe e përbashkëta e personazheve në veprën e Balzakut; tragjikja dhe dramaciteti në romanin “Evgjeni Grande”; personazhet dhe mjedisi në roman; njeriu, vdekja dhe paraja; koprracia dhe tirania në familje; shoqëria përmes Grandesë; dashuria dhe paraja; lidhja babë-bijë, detyrat e prindit dhe detyrat e fëmijës, “detyrimi” ndaj parasë; padroni dhe skllavi në lidhjen Grande-para; fjalët e fundit të plakut Grande, veprimet e fundit, vdekja simbolike e tij.


Evgjeni Grande (fragmente)

Evgjeni Grande (fragmente nga romani)
Evgjenia është një vajzë krahine që sheh se si vyshket rinia e saj, ditë për ditë, në vetminë zbehtë të shtëpisë së saj pa diell, në mes të atit të saj plak e koprac që nuk bën gjë tjetër veçse grumbullon ar pareshtur, si një maniak i tërbuar, dhe nënës së saj, e cila nuk ka guxim të marrë frymë para tiranit të shtëpisë. Prania e përkohshme e një kushëriri, e Karlit, e bën Evgjeninë e mjerë t’i ngjallen iluzione dashurie, të cilat ajo i ruan në zemrën e saj për pesë vjet me radhë, derisa një letër e ardhur nga i dashuri i saj në Indi, i thotë se ai është martuar me një grua tjetër. Ndërkaq prindërit e saj kanë vdekur duke e lënë fillikat vetëm në botë, me një pasuri të pamasë në shtëpinë e saj të zbrazur. Ëndrra e saj e vdekur mbaron duke u martuar ajo me një burrë nga qyteti i saj; më pas, kur mbetet e ve, ajo do të merret me vepra bamirësie. Shkëputur nga botimi: H. de Balzak – Evgjeni Grande, përkthyer nga Nonda Bulka, Ndërmarrja shtetërore e Botimeve, Tiranë 1966


“Evgjeni Grande” në tezat e Maturës Shtetërore