Bajron “Çajld Haroldi” (fragmente)



Poema e Bajronit “Çajld Haroldi” (Titulli i plotë: “Shtegtimet e Çajld Haroldit”) përbëhet nga katër këngë. Poeti filloi ta shkruante atë në Janinë, më 1809 dhe e përfundoi në Itali, më 1818. Ky është një lloj ditari poetik i udhëtimeve të poetit nëpër Mesdhe.
Në këngën e parë rrëfehet largimi i heroit nga vendlindja dhe përshkruhet realiteti në vendet e para në të cilat ai shkon, në Spanjë dhe në Portugali.
Në këngën e dytë poeti këndon për udhëtimin e tij në Greqi dhe Shqipëri, deri në Stamboll. Në këtë pjesë kemi përshkrimin e natyrës së vendeve dhe bukurive të tyre. Në këtë këngë të poemës Bajroni i kushton rreth 360 vargje shtegtimit të heroit të tij nëpër Shqipëri. Në këto vargje ai jep një pasqyrë të historisë dhe gjendjes në këtë vend. Poeti përshkruan vendet që heroi i tij viziton: Janinën, Tepelenën, Prevezën, natyrën e bukur dhe të ashpër, mikpritjen dhe bujarinë e bijve të shqipes. Aty bën fjalë edhe për mikpritësin e tij, Ali Pashë Tepelenën, për autoritetin që ai gëzonte, por edhe për kujdesin që kishte treguar ndaj tij. Shqipërinë e sheh si vendi ku ka lindur Aleksandri i Madh, por edhe Skënderbeu i cili me shpatën e tij kreshnike i dërrmonte armiqtë. Kjo është edhe arsyeja pse Bajroni, Shqipërinë e sheh si nënë e burrave të egër.
Shkëputur nga botimi: Bajron – Çajlld Harolld, shqipëruar nga Skënder Luarasi, Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë 1956.                                                                                                                                                              



*Për ta lexuar të plotë fragmentin e poemës kërkohet anëtarësim.