N. FRASHËRI “Fyelli”

KOMENT

Fyelli-koment 1

PJESA E PARË
Poezia e përshtatur dhe origjina e saj nga poezia perse; fyelli, fyelltari, simbolika e tij në mendësinë shqiptare dhe sipas poezisë; ligjërimi dhe ligjëruesi, toni vajtues, dhimbja, mërgimi, largimi; dhimbja në formën fizike dhe shpirtërore; moskuptimi dhe brenga që shkakton; paralelizmi me qiririn e “Fjalëve të qiririt”; përmendja e zjarrit të brendshëm që rri fshehur në shpirtin e poetit etj.

Fyelli-Koment 1

PJESA E DYTË
1.
Ligjërimi dhe ligjëruesit, alternimi i vazhdueshëm i tyre, qëllimi i këtij alternimi; sqarimi i natyrës meditative-filozofike të poezisë; zjarri i dashurisë, prejardhja dhe roli i tij në jetë; hierarkia nga zoti te njeriu, vendi i poetit në këtë hierarki etj.
2.
Pyetje me alternativa (quiz) dhe pyetje me shtjellim për poezinë.

USHTRIME NGA TEKSTET SHKOLLORE

Thumbnail shtëpitë botuese

USHTRIME
Udhëzime, shtjellim, zgjidhje dhe përgjigje për ushtrimet më të rëndësishme që shoqërojnë poezinë “Fyelli” në tekstet shkollore “Letërsia 11” (Albas, Filara, Pegi, SHBLSH e RE).

SHTOJCË

TEKSTI I POEZISË
Në këtë poezi (pjesë e vëllimit me poezi lirike “Lulet e verësë”) poetin e shqetëson ndarja, mërgimi fizik e shpirtëror. Njerëzit nuk i kuptojnë vuajtjet e tij. Ata e dëgjojnë zërin e fyellit, që simbolikisht është zëri, dhimbja e poetit, por nuk e kuptojnë atë, nuk e njohin zjarrin e brendshëm të tij. Poeti zjarrin e dashurisë, simbolikisht e vë në themel të krijimit të gjithësisë. Është ai zjarr që i ka dhënë trajtë, energji dhe bukuri botës në tërësi. Me atë zjarr është rishkrirë edhe shpirti i poetit, i cili do të vazhdojë të jetojë përjetësisht.
Shkëputur nga botimi: N. Frashëri – Vjersha lirike, nën redaktimin e L. Poradecit, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1950.

RUMIU “Kënga e kallamit”
Në vitin 1938, Musine Kokalari në tezën e saj të mbrojtur në Itali për Naim Frashërin, ka konstatuar se shumë vargje të tij rezultojnë identike me ato të poetit persian, Xhelaledin Rumiu (1207-1273). Nuk flitet vetëm për praninë e frymës dhe të motiveve të poezisë persiane (veçanërisht të Rumiut) në shumë prej lirikave filozofike të Naimit, por vihet gishti konkretisht te lirika “Fyelli”. Kjo duket të jetë përshtatje pikë për pikë në shqip e poezisë së famshme të Rumiut “Kënga e kallamit”.
Shihni tekstin e kësaj vjershe në një përkthim të lirë të prof. Jorgo Bulos dhe krahasoni me “Fyellin” e Naim Frashërit.