KLASA E LETËRSISË
faqe në ndihmë të gjimnazistëve
Analiza, komente Matura Letërsi

Lënda e letërsisë në gjimnaz është një lëndë e bukur, por e vështirë. Vështirësia qëndron në subjektivitetin e saj e sidomos në maninë që kemi thuajse të gjithë për të standardizuar përgjigjet në orët e mësimit.
Kjo faqe është ndërtuar për t'u ardhur në ndihmë nxënësve të gjimnazeve, pse jo edhe mësuesve të tyre me analiza dhe komente letrare, modele testesh, paraprovime dhe ndihmë në përgatitjen për provimin e Letërsisë në Maturën Shtetërore.

Analiza-komente

ANALIZA, KOMENTE

Analiza dhe komente që do t'u ndihmojnë të përvetësoni çështje dhe koncepte letrare, si dhe të kuptoni dhe shijoni letërsinë. Analizat dhe komentet janë përgatitur për autorë ose për vepra/ fragmente të ndryshme, përgjithësisht vepra ose autorë të programit të gjimnazit.

Matura

MATURA LETËRSI

Listë me pyetje modele testesh të përgatitura për autorët dhe fragmentet e programit orientues të Maturës Shtetërore Letërsi (rinovohet çdo vit), shtjellim të fragmenteve të programit të letërsisë për MSH (sistemi pyetje-përgjigje) etj.

KATALOGU I TEZAVE NË VITE

Katalogu i plotë i tezave të Provimit të Maturës Letërsi dhe skemat e vlerësimit të tyre, sipas profileve, në renditje kronologjike qysh prej vitit 2006, vit kur ka nisur të aplikohet MSh.

SiteLock